Amir Rrahmani ka folur së fundmi për “Radio CRC” rreth përvojës së tij disa-vjeçare te Napoli. Periudha prej 5 vitesh te Napoli e bën atë të ndihet një lider në skuadër. Ai ka thënë gjithashtu se të gjitë lojtarët e Napolit janë robotë për Konten, pasi duhet të bëjnë vetëm atë që kërkon trajneri italian.
“Është viti i 5-të që jam te Napoli. Ndihem lider, sepse ka kaluar shumë kohë. Nuk është e lehtë të jesh për 5 vite në një skuadër. Duhet të kesh vazhdueshmëri, qendrueshmëri dhe të sigurosh performance.
A jam një robot për Konten? Mendoj që të gjithë jemi nga pak, sepse bëmë të gjithë gjëra të ngjashme gjatë gjithë javës. I përgatisim ndeshjet bashkë. Të gjithë duhet të bëjmë atë që kërkon misteri. Çdo njëri prej nesh është një robot”, ka deklaruar Amir Rrahmani./Sport Ekspres/