Përfundon java e 23-të e Superiores, Dinamo dhe Tirana ndalen në barazime

Janë luajtur mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të në “Abissnet Superiore”. Dinamo ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Skënderbeut. Korçarët gjetën të parët rrugën e rrjetës. Rashica u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dha epërsinë e përkohshme bardhekuqve në minutën e 77 të takimit. Por në minutën e 85 Lorran-i ktheu sërish baraspeshën dhe vulosi shifrat përfundimtare në 1-1.

Po me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe përballja Tirana-Elbasani. Jarmouni shënoi gol në minutën e 13, por pa mundur t’i jepte fitoren bardhebluve. Kryeqytetasit e ruajtën avantazhin deri në minutën e 74-t, kur Musta fiksoi shifrat përfundimtare në 1-1./Sport Ekspres/