A ishte rastësi? Bardhezinjtë e duan për ta transferuar, mbrojtësi i Empolit “hap portën” pasi merr vendin e Ismajlit

Juventusi ka arritur të fitojë me përmbysje në shifrat 4-1 ndaj Empolit. Bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në humbje pasi De Scigilio shënoi në minutën e 4 për miqtë.

Ndërkohë Ardian Ismajli u dëmtua në minutën e 59 dhe vendin e tij e mori 20-vjeçari Saba Goglichidze. Ky i fundit pritet që të transferohet te bardhezinjtë.

Në minutën e 61 dhe 64, Kolo Muani, përmbysi ndeshjen në 2-1. Të dy golat erdhên sipasojë e gabimeve të Goglichidze. A ishte rastësi? Në rrjetet sociale aludojnë se 20-vjeçari i bëri dhuratën e parë Juventusit para transferimit. Në fund, Vlahovic dhe Conceicao i dërguan shifrat në 4-1. /Sport Ekspres/