“Ai e ka vendin në një nga top 5 ligat e Europës”, Xhaferi zbulon klubin e Ligue 1 që që kërkon talentin e Vllaznisë: Kemi pasur diskutime me…

Kevin Dodaj quhet talenti i ri që po shkëlqen te Vllaznia. E ardhmja duket e ndritur për 19-vjeçarin, për të cilin kanë nisur të qarkullojnë zërat e merkatos. Në një intervistë për emisionin “Max sport” në “Euronews Albania”, presidenti i Vllaznisë ka pranuar se për Dodajn ka pasur oferta konkrete nga Ukraina dhe Bullgaria. Gjithashtu, Xhaferi ka zbuluar se klubi ka qenë në diskutime edhe me Lens-in, ekip që renditet i 6-i në Ligue 1 në Francë. Alban Xhaferi ka shprehur dëshirën e tij për ta parë Dodajn në një nga 5 ligat më të forta të Europës.

“Unë pretendoj te Dodaj që të konsolidohet edhe pak në kampionatin tonë. Shpresoj që të arrijmë një trofe me atë. Ai ka një të ardhme fantastike dhe shpresoj që të shkojë në një nga top 5 ligat kryesore të Europës. Mendoj që aty e ka vendin në të ardhmen.

Kemi pasur diskutime me Lens, jo ofertë konrete, që nuk është finalizuar. Por Dodaj është në vëmendjen e këtyre top 5 ligave. Kemi pasur oferta konkrete nga Ukraina, gjithashtu edhe nga Bullgaria. Por do të kisha preferuar shumë që Dodaj të luante në një nga këto top 5 ligave”, ka deklaruar Alban Xhaferi./Sport Ekspres/