Milani godet në ditën e fundit të merkatos, transferon edhe Zhoao Feliksin

Milani ka qenë mjaft aktiv në këto ditë të fundit të merkatos. Pas shitjes së Moratës dhe afrimit te Himenezit nga Fejnordi, kuqezinjtë janë siguruar edhe goditjen e radhës në limitet e merkatos së dimrit. Fabricio Romano ka raportuar se klubi italian ka siguruar edhe shërbimet e Zhoao Feliksit.

Sipas eksperitit të merkatos, Çelsi ka pranuar ofertën zyrtare për një huazim pa të drejtë blerjeje. Ndërkohë paga e lojtarit do të mbulohet nga Milani, që gjithashtu do të paguajë një paketë prej 5 milionë paundësh për këtë huazim.

Sakaq, bëhet me dije se Milani ka rënë dakort për të huazuar dy prej lojtarëve të vetë. Okafori pritet të shkojë në Napoli, ndërsa Benaseri në Marsejë./Sport Ekspres/