Atalanta dhe Bolonja u përballën sot në çerekfinale të Kupës së Italisë. Bergamaskët kanë dalë nga gara, teksa janë eleminuar nga Bolonja. Këtyre të fundit u mjaftoi goli i Kastros, i cili tundi rrjetën në minutën e 80 të takimit.
Ndeshja përfundoi me shifrat 0-1 në favor të miqve, të cilët prenë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Titullar në këtë përballje ishte edhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare./Sport Ekspres/