Vetëm 3 pikë nga vendi i parë! Abate nuk pranon të fus djalin e presidentit, e shkarkojnë menjëherë nga ekipi në Itali

Ignazio Abate po drejtonte me sukses ekipin e Ternanas. Kjo skuadër që ndodhet në Serinë C gjendej në vendin e dytë, vetëm tre pikë larg Entella kryesuese dhe pranë ngjitjes në Serinë B.

Megjithatë drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë Abaten. Presidenti i ekipit, Stefano D Alessandro nuk e duroi dot faktin se Abate nuk i dha asnjë minutë aktivizimi djalit të tij, Mattia D Alessandro. Presidenti i Ternanas tregoi menjëherë se kush është shefi, ndërsa Abate është duartrokitur nga të gjithë në Itali pasi nuk ndikohet në zgjedhjet e tij. /Sport Ekspres/