“Do të rriheni që në parkim”! Provokimi i gazetarit, tifozi i çmendur i Tiranës: Do t’ja shkarkojmë trajnerin Partizanit që këtë javë

Ditën e nesërme do të luhet derbi i zjarrtë i kryeqytetit, ai mes Partizanit dhe Tiranës. Nuk mungojnë ngacmimet e tifozëve në prag të sfidës më të rëndësishme të kampionatit shqiptar. Gazetari Gerti Çarçani ka qenë në praninë e Alban Berishës, të cilit i ka drejtuar pyetjen: “E ndjen vërtetë që rrihesh që në parkim”?

Tifozi i çmendur i bardhebluve nuk e ka pranon aspak humbjen në këtë përballje, duke e bërë fakt fitoren e lehtë të Tiranës.  “Tirana e fiton që në pjesë të parë ndeshjen. T’i vijë turp atyre të Partizanit. 0-2 për Tironën që në pjesë të parë. Me këtë rast ta heqin edhe trajnerin këtë javë”, ka thënë Alban Berisha./Sport Ekspres/