Nuk ka fitues në derbin e Madridit. Përballja mes Realit dhe Atletikos ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Bardhekuqtë kaluan të parët në epërsi. Çuameni shkaktoi një 11 metërsh të diskutueshëm në minutën e 33-të, ndërsa Alvarezi e shndërroi këtë penallti në gol.
Por me fillimin e pjesës së dytë, Kilian Mbapeja e dërgoi topin në rrjetë dhe fiksoi shifrat në 1-1. Pavarësisht përpjekjeve nga të dy krahët, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Reali i Madridit vazhdon të mbetet në krye të La Ligës me vetëm një pikë më shumë se sa Atletikoja e vendit të dytë./Sport Ekspres/