Teksa derbi mes Partizanit dhe Tiranës pritej që të fillonte, një skandal i madh ka ndodhur në tribuna.
Kur tifozët e Tiranës u futën në Arenën e Demave, ka pasur një përplasje me tifozerinë kundërshtare. Sende dhe fishekzjarre të hedhura nga distanca, e kanë tensionuar më shumë situatën. E menjëhershme ishte ndërhyrja e forcave të rendit në një ndeshje të flaktë të kryeqytetit që luhet edhe në tribuna. /Sport Ekspres/