FA Cup është një kompeticion i çmendur i surprizave dhe këtë e dêshmon ndeshja Plymouth-Liverpul. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-0 falë një penalltie të kthyer në gol në minutën e 53 nga Hardie.
Plymouth është kualifikuar në fazën e 1/8-ave, ndërsa Liverpul duhet të ndihet i turpëruar. Diferenca ishte e madhe pasi Plymouth ndodhet në vendin e fundit në Championship me më shumë gola të pësuar nga të gjithë, 63 gola të pësuar në 30 ndeshje, por sot eliminuan vendin e parë në Premier League. /Sport Ekspres/