Interi është “hakmarrë” sot kundër Fiorentinës, ndaj së cilës u mposht 3-0 pak ditë më parë. Por sot tre pikët shkuan për zikaltrit, që fituan me rezultatin 2-1. Një triumd që ka ardhur me shumë polemika nga pas. Pongraçiçi shënoi autogol në minutën e 28, por goditja e këndit prej nga u shënua ky autogol ishte tejet e dyshimtë. Pamjet tregojnë se Bastoni e ka fituar goditjen e këndur duke krosuar topin në zonë në një kohë kur ky i fundit e kishte kaluar vijën kufizuese.
Megjithatë arbitri vendosi që zikaltrit të fitonin të drejtën e një këndoreje, nga ku arritën të zhbllokonin më pas rezultatin. Mandragora barazoi përkohësisht nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 44-t të takimit, por Arnautoviçi vulosi fitoren e Interit me golin e shënuar në minutën e 52-të. Tashmë ekipi i Inzagit shkon në kuotën e 54-pikëve dhe e sheh kreun vetëm 1 pikë larg./Sport Ekspres/