Fitoi kundër Sitit, Salah: Unë dhe të mëdhenjtë e Liverpulit duam një tjetër titull kampion

Mohamed Salah po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij. Egjiptiani shënoi sërish për Liverpulit, këtë herë përballë Mançester Sitit. Sulmuesi 32-vjeçar është shprehur pas ndeshjes se ai së bashku me lojtarët më të mëdhenj të skuadrës kanë nevojë të fitojnë një tjetër titull kampion në Ligën Premier.

“Unë dhe të mëdhenjtë e këtij ekipi duhet të fitojmë një tjetër titull kampion. Do të japim maksimumin për këtë. Është e pabesueshme të fitosh kundër Mançester Sitit jashtë. Ata kanë fituar 4 herë rresht. Shpresoj që të qendrojmë me këmbë në tokë”, është shprehur Mohamed Salah./Sport Ekspres/