Tjetër mundësi e artë në duart e shqiptarit, Kristjan Asllani merr vendin e Calhanoglu kundër Lacios

Interi do të përballet sot kundër Lacios, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Një ndeshje që pritet me interes, ndërsa edhe Lacio i ka tejkaluar pritshmëritë e këtij sezoni duke performuar më mirë nga çfarë pritej.

Në mediat italiane theksojnë se nga minuta e parë do të jetë sërish Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar do të marrë vendin e Calhanoglu, që po vuan ende pas rikthimit nga dëmtimi. Turku ndien ende shqetësime dhe Inzaghi do ta lërë që të pushojë, në mënyrë që të mos e rrezikojë për ndeshjet më të rëndësishme në vijim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/