U konfliktua me ndihmës trajnerin kundërshtar, Lionel Messi ndëshkohet për dhunë në SHBA

Lionel Messi është ndëshkuar nga Komiteti i Disiplinës në MLS. Pas ndeshjes së fundit, argjentinasi ka prekur me duar dhe ka shkëmbyer fjalë me ndihmës trajnerin e New York City-t. Lojtari i Inter Miami-t është ndëshkuar me një gjobë për gjestin e tij, por shuma që duhet të paguajë ka mbetur e pazbuluar nga Komiteti i Disiplinës. Një dënim i lehtë për Messi-n, pasi zakonisht veprime të tilla ndëshkohen edhe me pezullime nga aktiviteti.

“Komiteti i Disiplinës së MLS-së ka gjobitur sulmuesin e Inter Miami FC, Lionel Messi, me një sasi të pabërë publike për shkak të dhunimit me duar në fytyrë/kokë/qafë të asistentit kundërshtar pas mbylljes së ndeshjes mes Inter Miami-t dhe New York City Football Club më 22 shkurt”, është njoftimi i Komitetit të Disiplinës./Sport Ekspres/