Interit i mjaftojnë vetëm 2 goditje në portë, zikaltrit kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Italisë. Skuadra zikaltër ka siguruar kualifikimin mbrëmjen e sotme përballë Lacios. Dy goditje në portë i kanë mjaftuar ekipit nga Milano për ta dërguar topin po aq herë në rrjetë.

Interi ka fituar me shfirat 2-0 falë golave të shënuar nga Arnautoviçi në minutën e 39 dhe Çalhanogluja me penallti në minutën e 77 të takimit. Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Kristjan Asllani, i cili për të dytën herë radhazi i ka zënë vendin në formacion Hakan Çalhanoglusë./Sport Ekspres/