VIDEO/ Goli i dyshimtë në Serinë A në dëm të Milanit! Lojtari i Bolonjës jep asist me dorë, VAR-i e quan golin të rregullt

Milani është duke barazuar me rezultatin 1-1 kundër Bolonjës në ndeshjen e vlefshme për Serinë A. Kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë të lojës, por vendasit barazuan vetëm pak pas nisjes së pjesës së dytë.

Goli i Kastros në minutën e 48 të takimit ka ngritur dyshime të mëdha. Pamjet tregojnë se përpara se topi të shkonte te Kastro, më parë preku dorën e shokut të tij të skuadrës. Por VAR-i e konsideroi golin të rregullt, pavarësisht se asisit erdhi nga dora e lojtarit të Bolonjës./Sport Ekspres/