Gjiganti amerikan mori dritën jeshile, Formula 1 do të ketë 11 ekipe nga viti 2026, vjen momenti i…Cadillac!

FIA dhe menaxhmenti i Formula 1 kanë konfirmuar se Cadillac ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për të hyrë në kampionat. Presidenti dhe CEO i Formula 1 Stefano Domenicali theksoi rëndësinë e kësaj lëvizjeje:

“Në nëntor, ne theksuam se sa e rëndësishme është që General Motors të sjellë Cadillac në Formula 1. Ky është një hap pozitiv në zhvillimin e sportit tonë. Falenderoj GM dhe TWG Motorsports për përkushtimin dhe punën e tyre gjatë gjithë këtyre muajve. Ne mezi presim ardhjen e tyre në rrjet në 2026”, tha Domenicali. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/