Përballja mes Barcelonës dhe Osasunës nuk do të luhet mbrëmjen e sotme. Takimi ishte planifikuar të niste në orën 21:00, por është shtyrë për një datë të mëvonshme. Klubi katalanas ka njoftuar pak kohë përpara fillimit të ndeshjes vendimin. Arsyeja është ndarja nga jeta e doktorit të ekipit të parë, Karles Minjarro Garsias, këtë mbrëmje.
“FC Barcelona është thellësisht e pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të doktorit të ekipit të parë, Karles Minjarro Garsias, këtë mbrëmje. Për këtë arsye, ndeshja mes FC Barcelonës dhe CA Osasunës është shtyrë për një datë të mëvonshme. Bordi drejtues i FC Barcelonës dhe i gjithë stafi i dërgojnë ngushëllimet e përzemërta familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj periudhe të vështirë”, ka komunikuar klubi Barcelona përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale./Sport Ekspres/