Cristiano Ronaldo shënon me panenka, Al Nassr-i kualifikohet në çerekfinale të Champions-it aziatik

Mosha është thjesht një numër për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Al Nassr-in. Lojtari 7 herë fitues i Topit të Artë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë me një panenka.

Goli i shënuar prej tij dyfishoi rezultatin për Al Nassr-in, që në fund triumfoi me shifrat 3-0 kundër Esteghlal-it. Me këtë fitore verdheblutë kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të AFC Champions League-s./Sport Ekspres/