Po pushton rrjetin/ Marciniak nuk i ktheu penalltinë Messit për të njëjtën gabim si Alvarez, por e bëri kundër Real Madridit

Atletiko Madrid dhe Real Madrid e kanë mbyllur takimin e tyre me shumë emocione në fund, teksa nga ruleta ruse, ishin madrilenët që kaluan më tutje. Por pas përfundimit të takimit, në shenjestër është arbitri Szmon Marciniak. Ky i fundit ka vendosur që të përsëritej penalltia e Alvarez, që pasi e dërgoi topin në rrjetën herën e parë, duhej ta përsëriste penalltinë dhe atje e humbi.

Si fillim, nga pamjet e para me ngadalësim shihet se Alvarez nuk e ka prekur topin me të dyja këmbët, si pretendohet nga arbitri. Pavarësisht se pamjet nuk janë shumë të qarta, duket se pasi e godet topin Alvarez, këmba e tij shkon plotësisht në vijë ku qëndron topi.

Megjithatë polemika të tjera kanë ardhur për faktin se i njëjti arbitër, Marciniak, ka gjykuar edhe finalen e Botërorit, Argjentinë-Francë. Ai kishte një situatë të ngjashme, madje edhe më të keqe, ku Messi e preku topin qartësisht me të dyja këmbët kur goditi në portë dhe penalltia nuk u kthye, teksa u quajt gol dhe në fund Argjentina fitoi Botërorin. Disa thonë se Marciniak ka mësuar nga gabimet, ndërsa të tjerë shprehen se qartësisht për të njëjtën episod, arbitri luan me dy standarte të ndryshme. /Sport Ekspres/