Jo vetëm lojtarët e Shqipërisë, por edhe në Serbi kanë një dëshirë për në Europian: “Serbi-Shqipëri”. Kurir ka hapur një sondazh sa i përket rivalit që serbët duan dhe në vazon e dytë, me 50% të votave, të gjithë duan Shqipërinë.
Ndërkohë Kurir e përshkruan kështu Kombëtaren tonë: “Për nga cilësitë, shqiptarët janë poshtë nesh. Por nga përjetimi dhe përfshirja që do të kishte ndeshja, asgjë nuk do të ishte e sigurt”. Pra në Serbi i druhen një humbje fokusimi nga loja siç ndodh gjithmonë kundër Zvicrës për shkak të Xhakës e Shaqirit dhe në fund, gjithmonë kanë humbur. /Sport Ekspres/