“Kjo është idiotësi”, Gasperini humb qetësinë pasi e ngacmuan në intervistë: Edhe vjet kështu e fituam Ligën e Europës

Atalanta ka marrë një tjetër rezultat negative. Bergamaskët kanë humbur me rezultatin minimal 0-1 kundër Lacios. Maroki e ka ngacmuar trajnerin e zikaltërve pas ndeshjes, teksa i ka ngritur pyetjen nëse kjo mini krizë e skuadrës lidhet me fjalët e tij për moszgjatjen e kontratës. Gasperini është treguar i ashpër me ish-lojtarin e Juventusit. Ai i ka konsideruar si një idiotësi këtë dyshim, teksa ka theksuar se edhe vitin e shkuar fitoi Ligën e Europës pas një situate të tillë.

“Atalanta ka ngecur pas fjalëve të mia për kontratën? Kjo është idiotësi. Ne më pas fituam 5-0 në Empoli dhe 4-0 në fushën e Juventusit. Është një përpjekje për të gjetur alibi. Duket si një gjë e leverdisshme që hidhet aty. Vitin e shkuar ishte e njëjta situatë dhe më pas ne fituam Ligën e Europës”, ka deklaruar Xhan Piero Gasperini./Sport Ekspres/