“Skënder Gega ka një veçori të madh si trajner”, Zhupa tregon “sekretin e suksesit”: I merr lojtarët një për një dhe i bën psiko-analizë

Eduard Zhupa ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNews Albania”, atje ku ka folur edhe sa i përket derbi Tirana-Partizani. Zhupa është ndalur te Skënder Gega që e ka nisur mirë me Partizanin në kryesim, ndërsa ka treguar edhe një sekret të këtij trajneri.

“Skënder Gega ka një veçori, në pjesën e mbrojtjes në zonën një kundër një, janë jashtëzakonisht të mirë. Nuk ka pësuar ende gol, sepse e orienton mbrojtjen shumë mirë. Unë e njoh filozofinë e tij si trajner, ka motivimin. Gjithashtu ka edhe një të veçantë tjetër, i merr lojtarët një për një në takim dhe i bën psiko analizë para ndeshjes. Punon shumë edhe në këtë drejtim, i merr të gjithë lojtarët tek për tek. E merr një mbrojtës dhe e pyet përshembull, më kë ndihesh më mirë për krahë, këto janë detaje të veçanta”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/