Kombëtarja e vajzave ka marrë sot fitoren e dytë në Ligën e Kombeve. Pas fitores 4-0 në Shkodër, kuqezezat kanë mposhtur sërish Kroacinë. Keto të fundit kaluan të parat në epërsi, por vajzat e Shqipërisë e përmbysën rezultatin në 1-2. Për këtë fitore ka reaguar edhe Armand Duka. Kreu i FSHF-së kq uruar Kombëtaren e fenrave përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Dy fitore fantastike në pak ditë, urime vajzave të Kombëtares dhe stafit kuqezi. Ta nisësh me gol të pësuar dhe të reagosh, është një shenjë rritjeje dhe pjekurie dhe vajzat tona e treguan edhe në ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë me fitoren 2-1 që arritën.
Gëzohem shumë për këto dy fitore, që do u shërbejnë vajzave tona si motivim për të ardhmen. Le të besojmë, të përpiqemi të marrim sa më shumë rezultate të tjera pozitive dhe të shohim sa më shumë vajza që duan t’i bashkohen sportit të bukur të futbollit”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/