Igli Tare është rikthyer si favorit për të marrë rolin e drejtorit sportiv te Milani. Shqiptari ka një konkurrencë të ashpër me D’Amico-n e Atalantës, ndërsa pritet të shihet nëse ekipi nga Bergamo do ta lejojë largimin e tij.
Nga ana tjetër Tare nuk është në kontratë dhe ndihet gati për të marrë përgjegjësinë te kuqezinjtë. Sipas raportimit të SportMediaset, pavarësisht se D’Amico është pjesë e Atalantës, ai që e ka në kokë idenë për të marrë Gasperinin te Milani, është Igli Tare dhe jo D’Amico.
Gasperini do ta mbylli me Atalantën në fundin e këtij sezoni, ndërsa sipas medias italiane, nëse Tare vjen si drejtor te Milani, do të marrë pikërisht këtë trajner te kuqezinjtë. /Sport Ekspres/