Klubi britanik prezanton Luka Modriçin, mesfushori kroat merr një vendim të rëndësishëm për të ardhmen

Luka Modriçi ka nisur të mendojë që tani për të ardhmen e tij. Mesfushori kroat ka marrë një vendim të rëndësishëm, teksa ka investuar në klubin britanik, Suonsi. Lojtari i Realit të Madridit është bërë bashkë-pronar i klubit, duke blerë një pjesë të aksioneve.

Lajmin e ka konfiruar vetë Suonsi përmes faqes së vetë zyrtare. Ky investim nuk do të ndikojë në karrierën profesioniste të 39-vjeçarit. Luka Modriçi do të vazhdojë të luajë për fanellën e Realit të Madridit./Sport Ekspres/