Inter mposhti Bayern Munich 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League dhe fitoi një avantazh para ndeshjes së dytë. Mesfushori i Interit, Henrikh Mkhitaryan ka qëndruar para kamerave të Sky Sport para ndeshjes së nesërme me Bayern Munich.
“Ne kemi një shans të madh, por duhet të kemi një fokus të plotë. Do të jetë shumë e vështirë, ata janë një ekip shumë i mirë. Ne nuk po mendojmë për rezultatin nga Mynih, që ishte një javë më parë. Ndeshja fillon nesër me rezultatin 0-0 dhe të dyja skuadrat kanë një shans për të fituar. Do të thoja se ky është sezoni më i vështirë që kemi luajtur në gjysmën e prillit. ende duke luftuar në të gjitha frontet”, tha Mkhitaryan. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/