Interes nga kudo për shqiptarin! Chelsea i befason të gjithë me Armando Brojën, nuk e lëshon lehtë sulmuesin tonë

Armando Broja ka kaluar shumë dëmtime dhe prej një kohe të gjatë tanimë, nuk po e gjen veten si dikur te Southampton kur shpërtheu me gola. Shumëkush vendosi bast se shqiptari do ta linte nivelin e lartë për shkak të këtyre problemeve dhe se do ta riniste gjithçka nga fillimi.

Megjithatë te Chelsea mendojnë ndryshe, ata nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lehtë Brojën. Sipas raportimeve të fundit, londinezët do të kërkojnë sërish një shifër të lartë për kartonin e shqiptarit në mënyrë që ta shesin dhe nuk do të ulin asgjë sipas pretendimeve për shkakun e mungesës së golave.

Mediat britanike bëjnë të ditura se e gjithë Europa po vuan për sulmues dhe për shkak të kësaj arsye dhe karakteristikave që ka Broja, deri tani Chelsea ka parë që për shqiptarin ka ende shumë interesim. Klube brenda dhe jashtë Premier League janë të interesuar për të dhe për këtë arsye, londinezët presin të përfitojnë shumë prej tij. Kjo tregon saktësisht edhe faktin se përse Evertoni nuk do të futet në këtë garë pasi klubi i Moyes priste një ulje çmimi për të menduar më pas që të firmoste me Brojën, por situata është shumë më ndryshe. /Sport Ekspres/