Lara Kolturi nuk do të përfaqësojë më Shqipërinë në garat e sportit të skive. Skiatorja 18-vjeçare ka ngritur lart flamurin kuqezi gjatë kohës që ka përfaqësuar Shqipërinë, duke arritur që të fitojë edhe medalje. Por mungesa e mbështetjes financiare e ka shtyrë që të marrë vendimin për të lënë Shqipërinë.
Kolturi ka dorëzuar kërkesën zyrtare në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të përfaqësuar vendin e saj të lindjes, Italinë. Si afat përfundimtar për shqyrtimin e kësaj kërkese është vendosur data 1 maj. Në rast mosmiratimi, atëherë skiatorja do të qendronte për një vit jashtë garave të skive, duke humbur kështu edhe Lojërat Olimpike Dimërore 2026./Sport Ekspres/