Lacio i ka dhënë fund rrugëtimit në Ligën e Europës. Bardhekaltrit kanë mposhtur sot Bodo/Glimtin, por fitorja nuk i ka mjaftuar për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Tati më minutën e 21-të dhe Noslini në minutën e 90+3′ e dërguan sfidën në shtesa, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2.
Lazio trefishoi rezultatin në minutën e 100 falë golit të Dias dhe dukej se situata po shkonte në favor të italianëve. Por 9 minuta më vonë Helmerseni i shpërtoi mbulimit të Hysajt, i cili u aktivizua në minutën e 94-t, dhe i tundi rrjetën. Kështu ndeshja shkoi në penallti, aty ku skuadra e Bodo/Glimtit u tregua më e saktë. Norvegjezët prenë biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Europës, ku do të përballen me Totenhemin./Sport Ekspres/