Anis Mehmeti ka shënuar 12 gola në këtë sezon në Championship me Bristol City. Megjithatë konkurrenca është shumë e madhe në Angli dhe pas disa kohe pa shënuar, shqiptari është rikthyer në stol.
Në fitoren e sotme 2-1 ndaj Sunderland, Mehmeti u aktivizua në minutën e 72 të ndeshjes. Në minutën e 86 ai kishte një rast shënimi duke bërë të njëjtën lëvizje kundër-kohë me kundërshtarin, por për fat të keq, goditja e tij shkoi vetëm ngjitur me shtyllën. Megjithatë Bristol City arriti të fitonte dhe tani mban vendin e 5 me 4 pikë më shumë se Middlesbrough që ndodhet në vendin e 7, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi.
Dy vendet e para në Championship marrin biletën direkte të Premier League, ndërsa katër vendet e tjera shkojnë në Play Off. Më pas do të jenë dy përballje për Bristol City që nëse i fitojnë të dyja, do të shkonin në Premier League. /Sport Ekspres/