Serxho Konseisao ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si janë sjellë mediat gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Milanit. Pas humbjes me Atalantën ai është shprehur se ka vënë re një mungesë respketi. Kjo për faktin se flitet për trajnerin e ri të kuqezinjve, në një kohë që ai është ende në krye të pankinës. Sa i përket ecurisë negative të Milanit, Konseisao ngre pyetje për gazetarët: “Sa kohë ka ekipi ka fituar dy trofe në një sezon”? Një pyetje që mori vetëm heshtjen e gazetarëve të pranishëm.
“Presioni më motivon, por mungesa e respektit jo. Në fund, le të bëjmë llogaritë dhe të shohim se sa kohë ka kaluar që kur Milani ka fituar dy titull. Duket sikur nuk ka asnjë këtu. Nuk është se unë erdhë nga një planet tjetër. Si një trajner prej 14 vitesh, kam fituar diçka.
Që kur kam arritur dhe fitova Superkupën, nisën të flisnin për të ardhmen time. Lojtarët i lexojnë lajmet dhe kjo nuk sjell qendrueshmëri në grup. Nuk ka as respekt, sepse njerëzit janë duke folur për trajnerin e sezonit të ardhshëm, kur unë jam ende këtu”, ka deklaruar Serxho Konseisao./Sport Ekspres/