Lista e mbrojtësave më të mirë të Serisë A udhëhiqet nga një shqiptar. Sipas vlerësimeve të “Sofascore”-t, Amir Rrahmani prin listën me notën mesatare 7.23. Kjo notë është mesatarja e të gjitha vlerësimeve të marra deri në këtë fazë të kampionatit në Serinë A. Pas tij renditet Bastoni me lerësimin 7.21, teksa podiumi plotësohet nga Buonxhorno.
Ndërkohë në vendin e 4-t gjendet një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshitin. Lojtari i Atalantës deri më tani vlerësohet me notën 7.08 nga “Sofascore”./Sport Ekspres/