E FUNDIT/ Barcelona ngre një tjetër trofe përpara syve të Realit, katalanasit fitojnë “el klasikon” e tretë të sezonit

Barelona kanë fituar sot “el klasikon” për herë të tretë në këtë sezon. Katalanasit kanë mposhtur sërish Realin Madridit, por këtë herë me shifrat 3-2. Koha e rregullt e lojës përfundoi në baraspeshë 2-2, ku Pedri (28’) dhe Ferran Torresi (84’) shënuan për Barçën dhe Mbapeja (70’) e Çuameni (78’) ishin autorët e golave për madrilenët. Por në kohën shtesë ishte Kundeja ai që tundi rrjetën me një goditje nga jashtë zone në minutën e 116 të takimit.

Një gjuajtje që në fund rezultoi vendimtare, teksa i dha fitoren 3-2 Barcelonës. Pas Superkupës, katalanasit ngrejnë në tjetër trofe përpara syve të Realit. Kupa e Mbretit shkon në duart e katalanasve, të cilët janë në garë edhe për dy trofe të tjerë, titullin kampion në La Liga dhe Ligën e Kampionëve./Sport Ekspres/