“E ardhmja ime do të jetë temë e ditëve në vijim”, Ançeloti pas humbjes: Bëmë atë që duhet të bënm, shkuam shumë afër

Karlo Ançeloti ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në finalen e Kupës së Mbretit. Pavarësisht se nuk arritën të fitonin dot trofeun, trajneri italian ka deklaruar në konferencë për shtyp se lojtarët e tij bënë atë që duhet të bënin në fushë. Sa i përket të ardhmes së tij në stolin e madrilenëve, Ançeloti ka lënë të hapur çdo mundësi. Ai ka theksuar se kjo është një temë diskutimi e ditëve të ardhshme.

“Kemi garuar mirë. Bëmë atë që duhet të bënim. Shkuam shumë afër, por duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jemi mbrojtur mirë. Kur ata kanë shumë energji, ushtrojnë presion mirë dhe ndërlikohet situata. Nuk e ngritëm Kupën, por bëmë ndeshjen që duhet të bënim. Shpresë? Për çfarë të kem shpresë?! E kam thënë që mund të vazhdoj ose mund të largohem. Është një temë e ditëve të ardhshme, jo e sotmja. Arbitri? Nuk dua të flas për arbitrin”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/