Mbyllet Superiorja/ Partizani shkon në “Final Four”, Tirana shpëton në Superiore, Skënderbeu bie nga Kategoria (Renditja) 

Mbyllet Superiorja/ Partizani shkon në “Final Four”, Tirana shpëton në Superiore, Skënderbeu bie nga Kategoria (Renditja) 

Sot është mbyllur java e rregullt e Superiores. Tirana ka shpëtuar dhe do të jetë në Play Out, për të mos rënë direkt nga Superiorja pas 36 javëve. Bardheblutë kanë bërë sot detyrën duke fituar 0-2 ndaj Dinamos dhe do të presin fituesin e Pogradeci-Besa për t’u përballur për biletën e Superiores në sezonin tjetër.  

Partizani ka fituar 2-0 ndaj Elbasanit për të marrë biletën e Europës dhe Final Four. Elbasani vinte i avantazhuar në këtë takim pasi i mjaftonte edhe barazimi, por ekipi i Skënder Gegës ka fituar bindshëm dhe me paraqitjen në fushë, për të qenë pjesë e Final Four. Një rezultat që merr shumë vëmendje ai i Skënderbeu-Bylis, 1-2, teksa me këtë fitore ballshiotët shpëtojnë, por hedhin korçarët në Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/ 

Partizani-Elbasani 2-0 Preka 45’, Eleke 87’ 

Dinamo-Tirana 0-2 Rafael 29′, Zharmouni 87’ 

Skënderbeu-Bylis 1-2 Bsimark 14′ / Mustafa 10′, Përgjoni 62’ 

Vllaznia-Laçi 1-1 (Balaj 23′ / Bibo 16′) 

Teuta-Egnatia 2-1 Kapllani 7′, Torraj 75’ / Jahaja 23′