“Mos harroni ku ishim”! Drejtori i Elbasanit me mesazh të qartë: Para dy vitesh festonim ndaj Tepelenës, dje humbëm me Partizanin për Europë 

Elbasani ka bërë një kampionat të mrekullueshëm këtë sezon duke i dhënë shumë hijëshi kampionatit tonë me lojën e zhvilluar dhe tifozerinë e mrekullueshme. Dje kjo skuadër ka humbur me Partizanin, duke hequr shansin e artë për të marrë pjesë në Europë. Këtij ekipi i mjafton edhe barazimi me të kuqtë, por në fund kryeqytetasit ia dolën. 

Drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku, nuk e cilëson këtë humbje si një dështim sezoni, duke kujtuar që para dy vitesh kjo skuadër festonte në ndeshjen e fundit në kategoritë më të ulëta. 

“Ne sport nuk ka deshtim por ka “Shkalle drejt suksesit” ka dite te mira ka dite te keqija si ne cdo fushe te jetes. Kush promovohet cdo vit ne punen e tij?  

Vetem 4 vjet me pare rilindi ky klub, sot eshte ne 5 me te miret ne Shqiperi, dhe me nje akademi ku sterviten rreth 300 femije cdo dite.. Mos te harrojme qe vetem dy vjet me pare festonim ndeshjen e fundit ndaj Tepelenes, dje humbem ndaj Partizanit per nje vend ne Europe..Nuk quhet deshtim por “Shkalle drejt Suksesit”, shkruan Guranjaku. /Sport Ekspres/