Barcelona arriti të fitojë Kupën e Mbretit të shtunën, duke mposhtur Real Madridin 3-2 në një finale brilante pas një kohe shtesë. Ky është trofeu i dytë i sezonit për katalanasit, pasi arritën të fitojnë Superkupën e Spanjës në fillim të vitit.
Megjithatë, makineria e Flick nuk dëshiron të ndalet me kaq, duke pasur parasysh se ata janë ende në lojë për të fituar La Ligën, lider me katër pikë më shumë se Reali dhe Champions League, ku përballet kundër Interit në gjysmëfinale. Ardhja e Flick në pankinën e Barcelonës doli të ishte një goditje e madhe, edhe pse ishte një lëvizje e papritur e verës së kaluar.
Barcelona njoftoi asokohe se Xavi Hernez do të mbetej trajner, gjë që Joan Laporta e konfirmoi në konferencën për media. Për shkak të kësaj, të gjithë u tronditën kur, vetëm disa javë më vonë, Xavi u shkarkua dhe Flick u zgjodh si trajner i ri.
Laporta ishte pro qëndrimit të Xavi, por Deco dhe Bojan Krki? arritën ta bindin atë për të sjellë Flick. Ai përfundimisht i dëgjoi ata dhe doli të ishte një lëvizje e shkëlqyer për Barcelonën.
“Ai që vendosi ta bëjë Flick-un trajner të ekipit të parë ishte Deco. Ai është një përforcim i Decos dhe Bojanit. Më pëlqeu që në fillim dhe e desha me ne që në fillim. Si president klubi kam gjithmonë diçka për të thënë, por merita u takon atyre të dyve. Ata e analizuan atë nga pikëpamja sportive dhe njerëzore”, pranoi Laporta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/