“Qëllimi jonë është që të shkruajmë historinë”, Luis Enrike: Pyetjet e gazetarëve kanë klimë negative

Luis Enrike është një hap larg finales së Ligës së Kampionëve. Pengesa e fundit për parisienët e tij është Arsenali, me të cilin do të luajë ndeshjen e parë mbrëmjen e nesërme. Trajneri katalanas ka deklaruar në konferencë për shtyp se objektivi i klubit që ai drejton është që të shkruajë historinë.

“A ka klimë negative përreth klubit? Pyetjet që vijnë nga gazetarët… Mendoj që është shumë negative, por ndoshta kështu më duket mua. Të gjithë flasin për Premier Ligën si ligën më të mirë në botë. Nuk e di nëse jam dakort me këtë apo jo. Nuk ka rëndësi. Mund të them po ose jo, të gjithë do më kritikojnë gjithsesi.

Qëllimi jonë është që të shkruajmë një faqe në histori dhe kjo përfshin këto përballje kundër Arseanlit. PSG-ja dhe Arsenali janë të ngjashëm. Ata janë një ekip i aftë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, njësoj si ne. Nuk kemi një individ te i cili jemi të varur. Ata janë një nga ekipët më të mira, si ne.”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/