Shqipëria u kualifikua në Europianin e Gjermanisë, por për fatin e keq, përshëndetja e tifozëve në mbrëmjen festive nuk ishte ajo e duhura. Stadiumi u boshatis në momentin që futbollistët, trajneri dhe stafi i Kombëtares do të mbante fjalimin. Tifozët ishin të mërzitur shumë nga ai barazim pa gola me Ishujt Faroe dhe për këtë arsye ikën nga stadiumi. Në emisionin “Koha Shtesë”, gazetarja Klodiana Bufi e ka parë në këtë mënyrë gjithçka ndodhi në atë mbrëmje. (Videon e plotë e gjeni më poshtë)
“Atdheu, kombi dhe Kombëtarja duhen pa kushte. Nuk e di pse tifozët u larguan nga stadiumi në atë festë të Kombëtares pas Ishujve Faroe. Sigurisht e di që tifozët donin një fitore me golavarazh. Kur erdhi Kombëtarja nga Beogradi pas Serbi-Shqipëri, shkuam në 4 të natës për të pritur lojtarët. Sigurisht që ishte diçka e madhe, por atëherë Shqipëria nuk kishte siguruar asgjë. Ndërsa tani pas Ishujve Faroe, u larguan dhe shumë thanë se kishte shkuar ora vonë dhe ishin për angazhime të tjera gjatë ditës së ardhshme. Ne na duhet me patjetër një miqësore me Serbinë ose Greqinë për të na ndezur, kjo na bën patriot, nuk treguam patriotizëm me Ishujt Faroe”, tha gazetarja. /Sport Ekspres/