A do të jetë Armando Broja pika e referimit te Shqipëria? Deri tani janë ngritur shumë diskutime në media nëse Shqipëria duhet të luajë vetëm për Armando Brojën duke ditur cilësitë e këtij sulmuesi. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” me gazetarin Gerti Carcani, Silvinjo ndau një mendim krejt tjetër duke mos kërkuar që të ngre figurën e Brojës mbi ekipin.
“I kënaqur nga Broja? I kënaqur nga të gjithë. Preokupon shumë fakti që që nga 2 vitesh që jam këtu ka pësuar shumë dëmtime kryesisht ne krucialin e gjurit. Një vit ishtë jashtë dhe nuk është e thjeshtë aspak të rikthehesh. Sërish 3 muaj jashtë, më pas në të njëjtën javë kur grumbullohet rikthehet ne pankinë me Evertonin. Jam I kenaqur për të. Por për të gjithë natyrisht sa më shumë minuta në këmbë, aq më mirë për ne. -A mund të themi që Broja është pika e referimit në sulmin tonë? Jo. Sa ndeshje ka realizuar si titullar me ekipin tonë? Sepse ka qenë I dëmtuar dhe kjo e ka kushtëzuar jo pak. Ai ka potencial si gjithë të tjerët dhe ka bërë punë të mirë ne Uembli.
Broja është një lojtar për ekipin apo një lojtar për trajnerin? Për të dy do të thoja dhe e them me bindje këtë. Futbollisti përgjigjet për të tërë në momeentin që hidhet në fushë. Një shembull tjetër mund të jap Uzunin për kontributin e tij edhe prapa. Ndërsa për Brojën pamë në ndeshjen me Andorrën që bëri mirë edhe një një pozicion tjetër si i jashtëm dhe jo si pykë në sulm”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/