A do të largohet në verë? Në mediat britanike zbulojnë planin e Evertonit me Armando Brojën, kthehet te Chelsea

A do të largohet Armando Broja në verë? Tani më shumë se kurrë ka ardhur moment që sulmuesi shqiptar të ketë një skuadër të re, që të besojë te shqiptari dhe njëkohësisht që Broja të jetë pjesë e saj dhe jo i dërguar në huazim nga Chelsea.

Në ditën e djeshme, Moyes e provoi Armando Brojën nga minuta e parë në transfertë ndaj Notingham Forest, në një ndeshje shumë të vështirë. Jo më kot, Moyes po sheh mundësinë për të investuar te shqiptari në merkaton e verës.

Ai e ka ndjekur dhe kërkuar më herët Brojën, ndërsa tani ka mundësinë ta ketë në organikë. Një ndeshje e mirë e shqiptarit, pavarësisht se Broja shkëlqen më shumë në sistemin me dy sulmuesë si te Southampton dhe Viteshe dhe jo në atë me një sulmues, si te Evertoni.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat britanike, deri tani Evertoni nuk do të investojë për të blerë përfundimisht kartonin e Brojës nga Chelsea dhe gjasat janë që ai të rikthehet te Evertoni. Ka ende edhe disa ndeshje të fundit për të ndryshuar këtë mendim dhe nëse Broja do të rikthehet te goli, mund të ndryshojë vendimin e klubit të Evertonit. /Sport Ekspres/