A do të vijë në Superiore tani? Situata e pazakontë, një gol i shënuar e heq Armando Sadikun nga ekipi në Indi

Një situatë tërësisht e pazakontë është ajo e Armando Sadikut në Indi. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Fc Goa, por si për çudi, kontrata e tij është shkëputur menjëherë me klubin indian. E gjitha kjo vjen vetëm pak ditë pas golit të shënuar kundër Bengaluru.

Një gol i shënuar që i prish punë Sadikut dhe kjo jo pasi tundi rrjetën, por pasi festoi në mënyrë të ekzagjeruar duke i treguar organet gjenitale kundërshtarëve. Pas kësaj skene ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i ndërprerjes së bashkëpunimit të Armando Sadikut.

Nuk mund të jetë një rastësi fakti që ka ndodhur kaq shpejt dhe shumëkush e lidh këtë vendim të klubit me festimin e sulmuesit shqiptar. Ndërkohë tani ka ardhur koha që Sadiku të jap kontributin e tij edhe në Superiore pasi e shkroi emrin në historinë e Shqipërisë me golin e shënuar në Europianin e Francës kundër Rumanisë. /Sport Ekspres/