A do t’i besojë njëherë të vetme shqiptarit? Inzaghi në dyshime, Kristjan Asllani dhe Zielienski luajnë vendin për Champions League

Kristjan Asllani dhe Zielienski duken në balotazh për një vend titullari në Champions League. Dy futbollistët janë në garë për të marrë vendin e Calhanoglu, i cili me shumë gjasa nuk do ta nis nga minuta e parë me Interin kundër Feynord në transfertë. Pas rikthimit nga dëmtimi, turku ka shfaqur një formë të dobët. Pas një tjetër goditje të marrë në ndeshjen me Napolin, Calhanoglu ka humbur dy seanca stërvitore. Ai është rikthyer sot në stërvitje me ekipin, por Inzaghi ka dyshime të forta edhe nga e kaluara.

Pikërisht në derbin Milan-Inter ku Calhanoglu u kthye nga dëmtimi dhe trajneri i Interit nuk ngurroi për ta hedhur menjëherë në fushë. Gjendja fizike e këtij lojtari ishte shumë e dobët dhe bëri një ndeshje katastrofale, me Milanin që shënoi pikërisht prej gabimit të tij. Nëse Calhanoglu nuk luan nesër, Inzaghi ka treguar se në ndeshjet e mëdha dhe të vështira, i beson gjithmonë Zielienski për shkak të eksperiencës së tij. Ndërkohë në ndeshjet ku edhe ndonjë gabim është i lejuar, Inzaghi hedh si titullar Asllanin. A do të rrezikojë nesër për herë të parë dhe të ketë besim të plot te shqiptari? Mbetet të shihet! /Sport Ekspres/