Paraqitjet e Kombëtares shqiptare në dy miqësoret me Lihtenshtajnin dhe Azerbajxhanin ishte temë diskutimi në studion e “Procesit Sportiv”. Lorenc Jemini ka kundërshtuar mundësinë që Broja do të ketë lehtësi në driblimin e mbrojtësave të Spanjës. Për të mbështetur idenë e tij, Ish-arbitri shqiptar ka nxjerrë në pah detajin nga ndeshja me Azerbajxhanin, kur Broja nuk u shërbye nga shokët e skuadrës për 45 minuta.
“Me Azerbajxhanin, a pe t’i jepnin Brojës ndonjë pasim të saktë? Unë s’pashë asnjë. Në 45 minuta Broja nuk mori asnjë pasim. Edhe kur futeshin nga e majta, që duhet ta merrte topin Broja, sepse ishte në qendër, topi shkonte te Bajrami. Broja rrotullohej dhe dilte 3 herë pozicion jashtë loje”, ka thënë Lorenc Jemini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/