“A ka ndonjë koncert? Paska shumë njerëz”! Luis Enrike e nis me batuta dhe tregon dëshirën: Frymëzohem nga ndeshja me Liverpulin

PSG-ja do të përballet mbrëmjen e nesërme me Aston Vilën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri i skuadrës franceze është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide. Luis Enrikja e nisi me një batutë për numrin e gazetarëve të pranishëm, ndërsa më pas shtoi se do të dëshironte që skuadra e tij të luante si në të njëjtën mënyrë si kundër Liverpulit nëndeshjen e parë në Paris.

“Shumë njerëz këtu? A ka ndonje koncert sot?”, ishte batuta me të cilën hapi komferencën për shtyp trajneri i PSG-së. Më pas Luis Enrike vazhdoi me fjalët: “Cilën ndeshje do të merrja si frymëzim? Me Livepurlin në “Parkun e Princave”, pavarsisht humbjes. Këtë dua të shikoj edhe nesër, megjithëse do të jetë e vështirë. Thjesht do të doja të ndryshoja rezultatin. Preferoj të luaj pak më keq, por me një rezultat pozitiv”./Sport Ekspres/