Ivan Gvozdenovi? është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit nëntor nga Drejtoria Teknike e FSHF.
Tekniku i AF Elbasanit ka udhëhequr me sukses skuadrën e tij gjatë katër ndeshjeve të zhvilluara në nëntor, duke regjistruar dy fitore ndaj Flamurtarit dhe Egnatias, si edhe dy barazime ndaj Partizanit dhe Dinamo City.
Trofeu iu dorëzua trajnerit Gvozdenovi? para nisjes së ndeshjes Teuta – AF Elbasani në “Niko Dovana” nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.
Për Ivan Gvozdenovi?, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit gusht nga Drejtoria Teknike e FSHF-së.