“Abissnet Superiore”, ky është formacioni & trajneri më i mirë i javës së 6-të

“Abissnet Superiore”, ky është formacioni & trajneri më i mirë i javës së 6-të

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 6-të të Abissnet Superiore, ku fituan Tirana, Dinamo City, Vllaznia, Egnatia dhe Teuta.

Portieri më i mirë është shpallur Mario Dajsinani i Egnatias.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Andrey Yago i Vllaznisë, Arbenit Xhemajli i Egnatias, Vasil Zhongo i Teutës dhe Lirim Kastrati i Vllaznisë.

Klevi Qefalija i Dinamo City-t, Daniel Wotlai i Teutës dhe Serxho Vogli i Tiranës formojnë repartin e mesfushës.

Flamur Ruçi i Egnatias mbështet Serge Tabekou e Tiranës dhe Tiago Nani e Dinamo City-t në sulm.

Trajneri më i mirë i javës së gjashtë është shpallur Roberto Bordin i Tiranës. Tekniku italian riktheu bardheblutë te fitorja në derbin e kryeqytetit, ku Tirana dominoi dhe fitoi thellë 3-0.