Kampionati ”Abissnet Superiore” uli siparin e javës së 29-të mbrëmjen e së martës me dy sfidat Tirana – Vllaznia dhe Teuta – AF Elbasani që u mbyllën pa gola.
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur si zakonisht edhe formacionin dhe trajnerin më të spikatur të kësaj jave. Në portë qëndron gardiani i Partizanit, Pano Qirko.
Vija e mbrojtjes përbëhet nga katërshja: Lorran (Dinamo City), Melos Bajrami (Vllaznia), Edison Kola (Tirana) dhe Agan Mjaki (Laçi). Sakaq, në mesfushë rreshtohen tri futbollistët: Gjergji Kote (Partizani), Baton Zabërgja (Dinamo City), Ergis Arifi (Teuta).
Në majën e sulmit qëndron Blessing Eleke i Partizanit, ndërsa krahët plotësohen nga Dejvi Bregu i Dinamo City-t dhe Ledjo Tresa i Laçit.
Trajneri i javës është përzgjedhur Arbër Abilaliaj. Nën drejtimin e Abilaliajt, Partizani mposhti Skënderbeun në Korçë me rezultatin 1-2.